Doni te blini? Shtyp

Buze detit, Qendra Rezidenciale 6-kateshe .

Apartamente-vlore-2-4-6-SQëndra më e re rezidenciale, vetëm 50 m larg bregut të detit Jon, ngritur mbi themele të sigurta, mbart firmën e “Çobo construction”!

Një parking i gjërë nëntokësor dhe 6 kate të ngritura mbi të, i japin mundësinë kategorive të ndryshme të klientëve të përzgjedhin në të llojin e aktivitetit që do të duan të kryejnë. Ju duhet një zyrë e re? Ejani tek ne! Ju nevojitet një dyqan? Mund të zgjidhni këtu! Do të donit një restorant? E ku do të gjenit më bukur se këtu, rrethuar nga deti?!



Mendoni se mund të mos ju mjaftojë parkingu nëntokësor për gjithë automjetet tuaja? Po, kemi menduar edhe për këtë: plotesojme nevojat tuaja me një tjetër kat parkimi, me një lartësi prej 3.80 metrash, me ndriçim natyral, që mundëson strehimin e 34 automjeteve.

Arkitektja e rezidencave luksoze

godine-9-kate-3.jpg

Qëndra jonë rezidenciale është një kompleks ambientesh biznesi dhe banimi me një arkitekture bashkëkohore. Fasadat e xhamit, që nga kati i parë deri në të gjashtin e mbush ndërtesën me dritë. Dy katet e para, krijuar vetëm prej fasadave të xhamta, janë projektuar për të shërbyer si zyra dhe dyqane; një hyrje e përbashkët të çon drejt një hapësire gjithë dritë prej 1200 metrash katrorë prej nga një ashensor si dhe një shkallë e brendshme, të japin mundesine te eksplorosh zemrën e rezidencës. Në ngjitje, drita dhe hapësira të çelin vështrimin dhe frymëmarrjen, sepse fasadat e xhamit, si karakteristika themelore e ndërtesës ka pikërisht këtë qëllim. Harku, si elementi më tradicional i ndërtimit, ndeshet në çdo hap.
Nen ndikimin e aromes se detit, duke bërë pak hapa, tashmë për në anën jugperëndimore të ndërtesës, hyet për në katet e banuara. Në përdorim është vendosur një ashensor me kapacitet deri në 600 kg dhe shkallë paralele me një kollone ajrimi me ventilim.
Çdo shkallë ka gjashtë apartamente 3.15 metra të lartë:

  • një garsonierë 44 metra katrorë;
  • dy apartamente prej 100 metra katrorë ose diçka të ndërmjetme:
  • tre apartamente të tjerë 60 deri 70 metra katrorë.

Ndërtesa ofron maksimumin e termoizolimit, izolimin akustik dhe hidrik. Muret përbëhen prej dy blloqe tullash 8-12 cm, të cilat ndahen në mes nga material termoizolues. Ky lloj muri siguron termoizolim dhe izolim akustik të apartamenteve. Por jo vetëm kaq. Në ndërtimin e dritareve është përdorur material plastik, i cili është shumë më rezistent sesa duralumini, që ndryshe nga ai, e ndalon kondesimin e avujve të ujit. Xhamat janë dopio dhe hapësira ndërmjet tyre është e mbushur me argon, një element izolues i perdorur ne teknologjin me te avancuar ne fushen e ndertimit.

Muret e xhamta, që skalitin dritën.

pamje-d.jpg

Mermeret e bardhë mbizotërues, por edhe ata me ngjyra, reflektojnë madhështinë e qëndrës rezidenciale dhe hirin e saj. Në projektimin e apartamenteve, është mbajtur parasysh veçanerisht, krijimi i kushteve maksimale për komoditet familiar. Kështu, në funksion të komoditetit, salloni i ndenjies është projektuar qëllimisht me pamje nga deti. Vendi i gatimit, në varësi të apartamentit, eshte projektuar qe ti krijoje mundesine amvisave te ushtrojne artin e te gatuarit te gatimit.
Në funksion të këtij komoditeti janë ndërtuar raporte të përsosura me dritën: Sallonet dhe dhomat e gjumit kanë dalje direkte në ballkon! Tualete te bollshme me ventilim i cili realizohet neperjme dritareve dhe paisjeve specifike, sipas kerkeses se klientit. E së fundi, kurora më e bukur e rezidencës së “Çobo construction” është përshkimi i saj rreth e rreth, në tërë perimetrin, nga ballkone linearë, duke ju dhene mundesine te shijoni aromen e detit dhe rrezet e diellit si te ishit ne bregun e Jonit.

Dizenjuesi i kopshteve të gjelbra

Nuk mund te kete ndertime cilesore qe ti pergjigjen kerkesave te kohes nese nuk respektohet raporti ndertim me ambjentet e gjelberta. Nje raport rendesia e te cilit, percaktohet nga motoja dhe praktika jone e ndertimit.
Ambientet tuaja të punës dhe të jetesës, rrethohen nga kopshte e lulishte të gjelbra, që përcjellin tek sytë tuaj paqen,qetësinë rregullin dhe bukurine.